21,07,2025

Sidrit Guri e bën “sefte” në Jupiler League, i shënon Anderlechtit

Must Read

Në javën e dytë të elitës së futbollit bleg, Oostende ishte mysafire në fushën e Andelechtit, ku luan Kristal Aabazaj (nuk ishte i grumbulluar për këtë sfidë), por nuk arriti të merrte pikë, madje u mposht me rezultat të thellë 5-2. Guri shënoi golin e parë të skuadrës së tij, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 2-1 në minutën e 58-të, me një goditje të zgjuar me thembër shumë pranë vijës fatale, i shërbyer nga Capon.
Anderlechti, në minutat në vazhdim relizoi edhe tre gola të tjerë, ndërsa në minutën e dytë shtesë Milovic shënoi golin e dytë për Oostenden, që thjesht vlejti për statistikë.
Ndaj gjigantëve të futbollit belg Sidrit Guri luajti ndeshjen e dytë radhazi titullar në kampionat, teksa në javën hapëse edhe pse qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë nuk mundi të shënonte në fitoren 2-1 kundër Mouscron.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KEDS, punime në rrjet. Këto pjesë të rajonit të Ferizajt do të kenë ndërprerje të rrymës deri 9 orë

21.07.2025 Punime në projekte investive 1. Nga NS 35/10 Ferizaj II do të ndërprehet: LP 10kV J19 Kosova Petroll (kodi: 40041003)  prej orës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img