18,05,2024

Thaçi: Këta që kundërshtojnë sot bashkimin e Luginës, Rugova nuk i lejoi ta shkelnin tokën e Kosovës

Must Read

Thaçi po kundërshtohet nga shumica e partive politike në vend, por edhe politikanë tjetër shqiptarë.

Por, ai sot ka thënë se Kosovës nuk i duhen këshillat e atyre që kanë strehuar vrasës së demokracisë, ku ka përmendur Bin Lladenin dhe vrasësin e shqiptarëve siç është Arkani.

Ai ka thënë se kundërshtuesit e bashkimit të Luginës së Preshevës, nuk u lejuan nga ish-presidenti Ibrahim Rugova sa ishte gjallë ta vizitojnë Kosovën.

“Këta që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare”, ka shkruar nder te tjera Thaçi, përcjell lajmi.net.

Thaçi ka përmendur po ashtu se kundërshtuesit e kësaj ideje, arrestuar figurat kryesore të UÇK-së, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e Fehmi Lladrovcin dhe UÇK-në e quajtën terroriste./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img