24,10,2025

AAK-ja kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Must Read

Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës, e ka quajtur idiote dhe të rrezikshme idenë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territor duke lëvizur kufijtë.

““Ideja” e shkëmbimit të territoreve është e rrezikshme dhe idiote! Po shpresoj që njerëzit që po spekulojnë do ta kuptojnë se po e rrezikojnë stabilitetin dhe zhvillimin edhe për dy ose tri gjenerata! Asgjë nuk do ta kompensojë këtë aventurizëm idiotesk. Askush nuk do të pësojë përpos shqiptarëve, prandaj të tjerët e marrin me “sportivitet” këtë ide!”, shkroi Gjini.

“Kuvendi i Kosovës duhet të nxjerrë urgjentisht rezolutë kundër kësaj “ideje”. Nëse dështojmë të gjithë, gjeneratat që vinë do të na kenë në qafë. E disa prej nesh edhe do të jemi dëshmitarë. Kushqo që po e nxit këtë ide po provon t’i zgjidh problemet e veta, jo të Kosovës! Prej Rusisë e deri në cilin do kënd të fshehur në Ballkan!”

Idenë për të shkëmbyer një pjesë të veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës e kanë përkrahur shumë Lutfi Haziri i LDK’së si dhe akademiku Rexhep Qosja.

Kohëve të fundit indirekt, e ka përmendur edhe presidenti Hashim Thaçi. Ky i fundit nuk ka folur direkt per shkëmbim të territoreve, por ka thënë se po punon që Luginën e Preshevës të ia bashkojë Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img