09,11,2025

Haradinaj: Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore

Must Read

Haradinaj ka folur kështu të premtën në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës

“Nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen kufijve, vetëm njërit i shkon, ai është Vladimir Putin. Ai ka dëshirë m’i lëvizë në Bosnjë, që të përfitojë precedent. Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike për kufij. “Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar ai.

Sipas tij çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan.

Lexoni edhe:

Lutfi Haziri në një vijë me Hashim Thaçin: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img