28,01,2026

Alisson fiton zemrat e gjithëve me veprimin e fundit te Liverpool

Must Read

Është Jurgen Klopp që ka kërkuar transferimin e portierit brazilian, për t’ia besuar portën e Liverpoolit.
Por, 25 vjeçari që ishte pjesë e Brazilit në Kupën e Botës, me një gjest modest te Liverpool, ka fituar zemrat jo vetëm të tifozëve të skuadrës angleze, por të gjithë tifozëve të futbollit.
Beckerit te Liverpool i është ofruar fanella me numër 1, e cila aktualisht mbahet nga portieri Loris Karius.
Ish portieri i Romës e ka refuzuar këtë numër, duke treguar respekt për bashkëlojtarin e tij i cili nuk po kalon formë të mirë që nga finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Alisson Becker te Liverpool do të mbajë fanellën me numër 13./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img