20,10,2025

Policia heton mashtrimet në aranzhimet turistike

Must Read

“Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga agjencioni i lartëpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas kësaj komunikate, PK po ndërmerr dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve.

Ajo kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë në parandalimin e këtyre rasteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img