13,09,2025

Thaçi për AP: Nuk do të ketë ndarje, vetëm korrigjim të kufijve

Must Read

“Është i papranueshëm. Por, në arritjen  e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi, do të punojmë që definitivisht të ndodhë njohja reciproke formale defakto dhe de jure në mes të dy vendeve, si  dhe Kosova në fund të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare duke përfshirë Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, nuk do të ketë ndarje, por do të ketë korrigjim të kufijve, që nënkupton respektimin tanimë të kërkesës së institucionalizuar të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ai ka shtuar se ndërkombëtarët janë dëgjuar palët dhe duke lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian me mbështetje të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vlerësoj se korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi dhe marrëveshja finale e njohjes reciproke që do të ndodhë, nëse kjo marrëveshje është e vullnetit të dyanshëm të palëve dhe një marrëveshje e balancuar dhe që nënkupton win-win për të dy palët, atëherë askush nuk mund të jetë kundër”, ka theksuar Thaçi për AP.

Sipas tij, nga muaji Shtator do të ketë një dinamikë të re, e cila do të rezultojë me finalizim në një periudhë katër deri në gjashtë muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img