Hetuesit rajonal policor të Mitrovicës-veri kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operacionale ku edhe është identifikuar lokacioni ku gjendet kjo depo me pronar (A. R. i lindur në vitin 1984) në Zveçan , dhe duke bashkërenduar aktivitetet e mëtejme me Njësitin Antikontraband nga Dogana e Kosovës, me autorizimit të Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë me datën 31.07.2018 është kryer kontroll në depon në fjalë.
Gjatë realizimit të kontrollit pronari nuk ka qene prezent për shkak se i njëjti ditë më parë ishte arrestuar nga zyrtarët policor nga stacioni i Zveçanit, sipas urdhëresës për arrestim të lëshuar nga Gjykata e Mitrovicës për vepra të ndryshme penale, mirëpo prezent gjatë kontrollit ka qene babai i tij.
Gjatë kontrollit është zbuluar se në këtë depo gjinden sasi e konsiderueshme e mallit të ndryshëm komercial për të cilat pronari, në këtë rast babai i pronarit nuk ka qenë në gjendje që ta prezantoj dokumentacionin përkatës për të dëshmuar prejardhjen e mallit. Malli që rezulton si në vijim është konfiskuar nga ana e zyrtareve doganor.
– Verë Chardanay 192 shishe , – Verë Krstac 360 shishe , – Verë Vranac 3396 shishe , – Makinë ( linje ) Prodhimi me pajisje përcjellëse , – Rafta metalik 9 (nëntë) cope , – Fotokopje Color 9 (nëntë) cope , – Kompresor 1 ( një ) cope , – Vaj motorik 15w40 – 2915 lit. , – Vaj hidraulik HL68 – 300 lit. , – Tretës Nitro – 14.628 lit. , .
Pas konfiskimit, malli i lartcekur është dërguar në Degën Doganore në Mitrovicë, kurse veprimet policore do të vazhdojnë të kryhen nën autorizimet e Prokurorit nga prokuroria themelore në Mitrovicë./Lajmi.net/