28,11,2024

Ahmeti: Mosrishikimi i buxhetit ndikon negativisht në Prishtinë

Must Read

Kryetari i Prishtinës ka thënë se mosrishikimi do të ndikojë negativisht në disa projekte të komunës.

“Nuk e di në bazë të cilave politika nuk është bërë rishikimi i buxhetit por mendoj qe qeveria e cila është tani nuk i ka numrat ta votojë e prandaj edhe nuk e kanë sjell”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti, këto komente i bëri në një konferencë për media, ku ka paraqitur të arriturat dhe sfidat e Infrastrukturës në Prishtinë bashkë me drejtorin për Investime Kapitale, Gëzim Mehmeti.

Ahmeti, më tutje, ka thënë se do të vazhdojnë me seri të konferencave me të gjitha drejtoritë në mënyrë që të prezantohet puna e bërë.

“Ne fushatë e kemi përmend ndërtimin e pesë shkollave në të njejtën kohë që është projekt i Bankes Qendrore. Është hera e parë që në Kosovë e bëjmë një projekt të tillë. Pesë shkollat do ta kompletojnë infrastrukturën shkollore ne Komunën e Prishtinës. Momentalisht jemi duke përgatitur dokumentacionin dhe nuk do të kemi më mbingarkesë në disa shkolla”, tha ai

“Kemi shkëputur kontratën me kompaninë që ka ndërtuar kurrizin për shkak të vonesës së punimeve. Ata kanë paralajmëruar qe do të na padisin mirëpo jemi të interesuar që të kryejmë punë. Ka pasur dezinformata për Xhaminë Qendrore, sepse Bashkësia Islame ende nuk ka kërkuar leje. Ne jeni duke menduar që në vitin 2019 ta krijojmë një kompani komunale që do të sanojë probleme si gropat në rrugët e qytetit”, tha Ahmeti.

Drejtori i Investimeve kapitale, Gezim Mehmeti ka paraqitur disa nga punët që janë kryer dhe po punohet në infrastrukturë në komunën e Prishtinës.

“Kemi bërë asfaltimin e rrugës “Fehmi Lladrovci”, rruga ka qenë 400 metra e gjatë. Pastaj kemi bërë ndërtimin e mbi 20 rrugëve me gubëza në Hajvali. E kemi bërë ndërtimin e rrugës në fshatin Barileve. Rruga “Bajram Bahtiri” ka probleme me kanalizim”.

“Sheshi Adem Jashari ka përfunduar, nesër në ora 19:00 do të inaugurohet”. Është rritur sipërfaqja e gjelbërimit për 30%” Janë të vendosur mbi 60 fidanë. Është bërë ndërtimi i rrugës Rimanishte-Siceve”, ka deklaruar Mehmeti,

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img