Futbollisti kuqezi që u huazua te Villarreal në La Liga gjatë sezonit të kaluar, ka shprehur shumë herë dëshirën e tij që të largohet përfundimisht nga Milan, përmes shitjes me të drejta të plota. Vizita e të martës në shtëpinë e Milan, mund të ketë vendosur pikërisht të ardhmen e kolumbianit.
Referuar gazetarëve që ishin prezent në ambientet e klubit të Milanos, Bacca u largua nga zyrat e Milan pas një takimi disa minutësh. Sipas mediave italiane, pritet shumë shpejt që të zyrtarizohet zhvillime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e sulmuesit dhe shtijes së tij.
Ndërkohë, nuk është çudi që kolumbiani të nisë stërvitjen në Milanello, aty ku nuk ka mbërritur ende. Ndërkohë Milan vijon tratativat me Juventus për blerjen e Higuain.
Must Read