17,11,2025

Ministri serb: Nuk është e pranueshme të flitet për shkëmbim territoresh

Must Read

Kështu ka theksuar ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Serbi, Branko Ruzhiq.

Ruzhiq mendon se epilogu i dialogut varet nga qeverisja në Serbi mirëpo një ide e tillë nuk mund të jetë e realizueshme, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se jemi duke shkuar në drejtimin e duhur dhe se shteti serb do të arrijë një zgjidhje racionale dhe të kënaqshme para së gjithash për popullin serb”.

Ai ka shtuar se përfundimi i çështjes së Kosovës është me rëndësi jetike për Serbinë dhe duhet pasur kujdes.

“Vullnet mund të ketë në të gjitha anët, në Bruksel, Uashington, Moskë, Pekin edhe në Beograd sigurisht por e rëndësishme është të ketë në Prishtinë”, ka thënë Ruzhiq.

Ministri serb është shprehur se referendumi është një nga instrumentet më të mira për të arritur një qëndrim të qartë të qytetarëve, por sipas tij është ende herët për të folur rreth datave./Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img