27,08,2025

Kryediplomati britanik ngatërron kombësinë e bashkëshortes

Must Read

Hunt, shënoi ditën e parë të udhëtimit të tij në Kinë, ku shpreson të forcojë lidhjet tregtare në prag të Brexit-it, duke i thënë gabimisht mikpritësve të tij se bashkëshortja e tij është japoneze kur në të vërtetë ajo është kineze.

Sekretari i Jashtëm që u zhvendos nga posti i sekretarit të shëndetit në karrigen e Johnson, më herët këtë muaj, e bëri gabimin e tmerrshëm ndërsa takoi homologun e tij kinez.

Ndërsa shkëmbenin batutat e para në takimin me ministrin e jashtëm dhe zyrtarët e tjerë, Hunt tentoi të tregonte se familja e tij ka lidhje me Kinën.

Por, ai u gabua dhe tha: “Gruaja ime është japoneze, oooh gruaja ime është kineze. Më falni, ky ishte një gabim i tmerrshëm…

E pas të qeshurave që shpërthyen në sallë, ai shtoi: Gruaja ime është kineze dhe fëmijët e mi janë gjysmë kinezë, ndaj ne kemi gjyshër kinezë që jetojnë në Xian dhe lidhje të forta familjare në Kinë”. E me këtë gafë, përveçse rrezikoi të zemëronte të shoqen, Hunt për pak edhe ofendoi zyrtarët kinezë të ulur përballë tij. Marrëdhëniet kinezo-japoneze nuk janë edhe aq të mira që nga pushtimi i kinës nga Japonia para dhe gjatë luftës së dytë botërore, përcjell TCh.

Edhe paraardhësi i tij, Johnson, ishte i njohur për gafat e tij. Gjatë një vizite në Zelandën e Re ai krahasoi përshëndetjen tradicionale Maore me një përplasje koke.

Ai, po ashtu, zemëroi Sikhët gjatë një vizite në Indi kur tha se një marrëveshje tregtare e nënshkruar do të rriste shitjet e uiskit, pa qenë në dijeni se konsumi i alkoolit është i ndaluar nga feja.

Kryeministrja May u detyrua ti tërhiqte po ashtu vëmendjen pasi ai akuzoi Arabinë Saudite se abuzonte me islamin duke u bërë një marionetë në luftërat në Lindjen e Mesme.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img