18,01,2025

Ky është organizmi shtetëror për ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit

Must Read

Me vendim të Presidentit, nga mesnata, me të filluar dita e premte, dita e parë e zisë, flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë në të gjitha institucionet shtetërore.

Të premten, në ora 09:00, arkivoli me trupin e “Mandelës së Kosovës”, Adem Demaçi, do të sillet në Kuvendin e Kosovës ku në ora 11:00 do të mbahet Mbledhja komemorative e në të cilën do të mbajë fjalim.

Nga ora 12:00 do të fillojnë homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës. Homazhet do të përfundojnë në ora 20:00.

Me vendim të Këshillit Organizativ, i përbërë nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, Kryetari Kadri Veseli, nën-kryetarët Xhavit Haliti, Aida Dërguti, Kujtim Shala, dhe nga Glauk Konjufca e Ahmet Isufi, varrimi i Adem Demaçit do të bëhet ditën e shtunë, më 28 korrik, në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

Të shtunën, në ora 09:00 Garda e Nderit do të sjell kortezhin në sallën “1 Tetori” në Prishtinë e ku në ora 09:30 do të fillojë Ceremonia komemorative.

Nga ora 10:00 do të fillojnë fjalimet e liderëve të institucioneve të Kosovës dhe rajonit.

Në ora 11:00, kortezhi do të niset nga salla “1 Tetori” dhe do të lëvizë në itinerarin “1 Tetori” nëpër rrugët “Bill Clinton”, “Xhorxh Bush”, sheshi “Zahir Pajaziti”, sheshi “Nëna Tereze”, sheshi “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, rruga “Rrustem Statovci”, rruga “Isa Kastrati” deri tek Varrezat e Dëshmorëve ku do të varroset kolosi Adem Demaçi./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarri përfshiu pullazin e një ndërtese në Ferizaj, evakuohen banorët

Një incidenti zjarri ka ndodhur të premten në Ferizaj, ku zjarri kishte përfshirë pullazin e një ndërtese. Lajmin e ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img