27,11,2024

Reshitaj në Gjakovë, përuron fillimin e punimeve të projektit në vlerë afër gjysmë milionë euro

Must Read

Me këtë rast  ministrja Reshitaj tha se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka prioritet rregullimin dhe përmirësimin e gjendjes së lumenjve në tërë komunat e Republikës së Kosovë.

“Rregullimi i shtretërve të lumenjve në gjithë Republikën e Kosovës është një domosdoshmëri.  Si ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me përkushtim të madh jemi duke punuar në fillimin e realizimit të projekteve për rregullimin e shtretërve të lumenjve në gjithë Republikën e Kosovës”, tha Reshitaj.

Ministrja Reshitaj tha po ashtu se rregullimi i shtratit të lumit Krena do të jetë në dobi të banorëve dhe vet komunës si dhe do të ruaj florën dhe faunën si pasuri e çmuar natyrore.

“Ky projekt do të mundësoj edhe evitimin e rrezikut nga vërshimet e mundshme dhe do të krijoj mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm duke balancuar aspektin ekonomik, social dhe mjedisor”, tha Reshitaj.

Para të pranishmëve, Reshitaj vlerësoi se përmes projektit të rregullimit të shtratit të lumit Krena, komuna e  Gjakovës do të përfitoj një shëtitore, që do të jetë një korridor ku do të shërbej për lëvizje të lirë për qytetarët dhe banorët e kësaj ane.

Reshitaj, tha po ashtu se MMPH-ja përveç lumenjve, ka prioritet edhe shtrirjen dhe instalimin e ujësjellësit në fshatrat e komunës së Gjakovës.

“Në vazhdën e angazhimeve tona nëpër komuna, si ministri e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, jemi duke mbështetur dhe financuar edhe Projektin për Përfundimin e Punimeve të Ujësjellësit për 28 fshatra në Gjakovë, projekt ky që do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetareve të Gjakovës”, u shpreh Reshitaj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini falënderoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për mbështetje në projektin “ Rregullimi i shtratit të lumit Krena”, duke e vlerësuar si ndër projektet e domosdoshme për komunën dhe qytetarët e saj.

Kryetari Gjini, tha se brenda tri viteve komuna e Gjakovës parasheh të përmbyll rregullimin e lumit Krena duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img