28,11,2024

Mbi 11 milionë euro u shpenzuan për zgjedhje më 2017

Must Read

Zgjedhjet lokale ishin më të kushtueshme se ato nacionale me një kosto 3.7 euro për votues në raport me 2.2 euro për zgjedhjet nacionale.

Shpenzimet e zgjedhjeve nacionale të mbajtura më 11 qershor 2017 janë në shumën prej 4 milionë e 38 mijë e 768 euro dhe një kosto prej 2.2 euro për një votues.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Valdete Daka para Komisionit për Buxhet dhe Financa tha se për zgjedhjet lokale u shpenzuan mbi 7 milionë euro apo 3.71 euro për votues.

“Shpenzimet për zgjedhjet lokale në raundin e dytë pra për raundin e parë të mbajtur me 22 tetor dhe raundin e dytë 19 nëntor dhe për rivotim në komunën e Istogut ishin në shumën e 7 milionë e 18 mijë e 824 euro dhe kosto për një votues prej 3.71 euro”, tha Daka.

Për zgjedhjet e mbajtura në vitin 2017 gjithsej janë shpenzuar 11 milionë e 57 mijë e 591 euro.

Daka thotë se zgjedhjet lokale gjithmonë janë më të shtrenjta se ato parlamentare.

“Këtë herë kanë qenë më të shtrenjta për arsye se kemi pa shumë runde të dyta, shumë komuna kanë shku në rundin e dytë dhe kemi pas edhe rivotim në komunën Istogut. Prandaj kosto e zgjedhjeve lokale është dukshëm më e madhe se e ajo parlamentare”, shtoi kryetarja e KQZ-së.

KQZ në periudhën janar-dhjetor 2017 ka shpenzuar 16 milionë e 62 mijë e 781 euro.

Sipas kryetares, KQZ është realizuar në 97.4 për qind të buxhetit të planifikuar.

Këto të dhëna u paraqitën para Komisionit për Buxhet dhe Financa gjatë shqyrtimit të raportit vjetor financiar të KQZ-së, për të cilin unanimisht u votua që t’i dërgohet Kuvendit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img