Për të nderuar figurën e Vokrrit dhe për të testuar stadiumin, FFK ka organizuar ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të Prishtinës dhe atyre të Flamurtarit të Vlorës.
Emrat si Isa Sadriu, Arbnor Morina, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Besnik Kollari e shumë të tjerë do të paraqiten në fanellën e Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.
Por, jo vetëm kaq. Gjatë 90 minutave do të luajnë edhe politikanët, aktorët e këngëtarët kosovarë.
Gazetasheshi.com ka mësuar se disa prej politikanëve që do të performojnë si futbollistë janë: Kujtim Gashi, Ahmet Isufi, Bekim Haxhiu, Dardan Sejdiu e të tjerë. Flitet se këta pritet të jenë nën urdhërat e trajnerit, Albin Kurti.
Nuk do të mungojnë as aktorët si: Vedat Bajrami, Mensur Safqiu, Osman Azemi e të tjerë si dhe disa nga këngëtarët, Mehedin Përgjegaj (Meda), Ermal Fejzullahu, Blero.
Se kush do t’ia dalë, mbetet të shihet!
Natyrisht, organizatori ka paraparë edhe befasi tjera, andaj të gjitha mbeten për t’u zbuluar të shtunën me fillim prej orës 20:00.
Hyrja për të gjithë shikuesit është falas.
Must Read