27,11,2024

Tragjedia në Greqi, në oborrin e këtij restoranti u dogjën të gjallë 26 njerëz

Must Read

Imazhet që të ofron një ditë pas tragjedisë janë tronditëse. Në këtë oborr që shikoni në foto dhe video u gjetën 26 trupa të pajetë.Nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre në krahë në një përpjekje të dëshpëruar për t’i mbrojtur.

Ajo që lanë  pas punëtorët e shpëtimit – dorezat dhe objektet e tjera – dëshmojnë për tmerrin që shpërtheu në zonë.

Tek tuk në  tokën e mbuluar nga hiri të bien në sy ndonjë këpucë e mbetur nga viktimat që u dogjën të gjallë, ndërsa flakët nuk kanë kursyer as kafshët shtëpiake. Qenë të ngordhur shihen kudo.

26 të vdekurit që u gjetën në oborrin e restorantit kishin tentuar të shpëtonin, duke marrë makinat e tyre për t’iu drejtuar Athinës.  Por ata u bllokuan nga flakët. Prandaj lanë makinat dhe lëvizën drejt detit.

Vendimi i tyre tingëllon llogjik, por në fakt vulosi vdekjen e tyre. Nga fusha ku u gjetën ka një rrugë që të çon në një shkëmb dhe prej aty  në det.

Megjithatë, njerëzit e pafat, nuk e dinin atë ose nuk arritën t’i afroheshin asaj.

Ata e gjetën vetën të rrethuar nga flakët dhe përqafuan fëmijët e tyre duke qenë të vetëdijshëm se nuk do mund të shpëtonin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img