Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka deklaruar se nënshkrimet dëshmojnë implikimin e PDK-së në dënimin e shqiptuar ndaj biznesit të tij.
“Lëvizja ime nga PDK në LDK normalisht që ka konsekuenca, nuk është dashtë të ketë por dikush po punon në këtë drejtim. Largimi im nga një parti në tjetrën paraqet largim politik edhe të disa numrave të caktuar”.
Deputeti Kelmendi ka thënë se ai nuk konsideron se ka dëmtuar PDK-në madje as nuk ka folur kundër këtij subjekti politik.
“Nuk kam dëmtuar PDK-në, as që kam folur kundër PDK-së, sepse unë merrem me çështje ekonomike. Lëvizja ime është lëvizje e garantuar nga Kushtetuta. Ky është një sanksionin i punëtorëve, jo kundër meje si Ramiz”, ka thënë më tej biznesmeni Kelmendi.
Ai ka thënë se në politikë ka hyrëë për të kontribuuar për çështje profesionale.
“Kam hyrë në politikë për të kontribuar në çështje profesionale, por për fat kë keq këtu duan të marrin diturinë profesionale që e ke, por nuk duan të jesh i konsultuar. Politikanët tanë vuajnë nga konsulentët e jashtëm, sepse ata flasin anglisht, por harrojnë se Kosovën e ndërtojnë njerëzit e këtushëm”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi.