28,11,2024

Ministri Rikalo takoi pronarët e qendrave grumbulluese të mjedrës

Must Read

Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, gjatë takimit që pati sot me përfaqësuesit e qendrave grumbulluese të mjedrës në Kosovë. Gjatë këtij takimi, ministri theksoi se qendrat grumbulluese në gjithë territorin e vendit kanë kapacitete grumbulluese dhe kërkoi nga të gjithat qendrat e rajoneve të ndryshme të vendit, që të jenë të gatshme të pranojnë prodhimin nga fermerët.

“Fermerët në vazhdimësi duhet bashkëpunuar me qendrat grumbulluese dhe anasjelltas, pasi që edhe ministria ka investuar në qendrat grumbulluese, në të cilat fermerët i sjellin produktet e tyre e ku pastaj e kanë realisht shitjen në treg të garantuar dhe që e mundësojnë pastaj plasimin e prodhimeve të freskëta  bujqësore anë e mbanë Kosovës”, ka shtuar ministri Rikalo.

Ministri theksoi se bashkë me shoqatën e kultivuesve, por edhe qendrat grumbulluese do të koordinojnë bashkëpunimin në vazhdimësi, në mënyrë që të tejkalohen problemet e grumbullimit dhe shitjes së prodhimeve të mjedrës në vend.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese falënderuan ministrin për gatishmërinë e treguar për të kaluar situatën, si dhe njoftuan se do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre në mënyrë që në këtë sektor të mos shfaqen në vazhdimësi probleme të tilla./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img