29,11,2024

“BALFIN GROUP” jep detajet e blerjes se Feronikelit

Must Read

Përmes një njoftimi të dërguar ne redaksinë e Gazetës Insajderi, njofton se “Grup Balfin” ka nënshkruar marrëveshje me “NKL Limited” për të zotëruar 90 përqind të aksioneve të Newco Ferronikel.

“Grupi Balfin njofton me krenari se ka nënshkruar me sukses një marrëveshje për të zotëruar 90% të aksioneve të Newco Ferronikeli, uzina dhe fonderia e integruar e ferro-nikelit e ndodhur në Drenas të Kosovës. Balfin do t’i zotërojë aksionet e Newco Ferronikeli përmes kompanisë me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, NKL Limited”, thuhet në komunikatë.

Në reagimin e tyre thuhet se kompania e cila falimentoi Fernikel kishte pësuar rënie të çmimeve të nikelit. “Newco Ferronikeli ishte prekur nga rënia e çmimeve të nikelit gjatë viteve të fundit dhe nuk kishte operuar me kapacitet të plotë gjatë 18 muajve të fundit, ndërkohë që e kishte ndërprerë plotësisht veprimtarinë gjatë 4 muajve të fundit”, thuhet në reagim.

“Balfin do të investojë menjëherë fonde të mjaftueshme për ta rivënë në punë uzinën dhe do ta rikthejë prodhimin me kapacitet të plotë brenda Gushtit, ka rënë dakord që të paguajë borxhet ekzistuese të kompanisë ndaj furnitorëve sa më shpejtë të jetë e mundur si dhe do të paguajë pagat e pashlyera të punonjësve”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

Ata thonë se “Me blerjen e Newco Ferronikeli-t, Balfin përsërit një eksperiencë të ngjashme si ajo me Albchrome në 2012, çka solli rigjallërimin e industrisë minerare në Shqipëri. Albchrome është duke zbatuar planin e një investimi prej 70 milionë dollarësh i cili prek minierën e Bulqizës për t’ia rritur jetëgjatësinë rezervave të kromit me mbi 20 vjet, si dhe duke rivënë në punë dhe duke investuar me furra të reja në Burrel dhe duke bërë përmirësime domethënëse në fonderinë në Elbasan. Me 2 uzina në të cilat operojnë 4 furra, dhe minierën e Bulqizës, Albchrome ka mbi 1100 punonjës dhe përbën një aktor kyç në sektorin minerar shqiptar”.

Po ashtu “Gupi Balfin” thotë se “ka planifikuar të kryejë investime shtesë në Newco Ferronikelli në mënyrë që potenciali i sektorit minerar në Shqipëri dhe Kosovë të mund të vihet në përdorim në mënyrë të plotë dhe për ta rritur prodhimin e nikelit nga 7200 ton në vit, në mbi 10 000 ton në vit”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img