Murati i cili është pjesë e Instituti Demokratik të Kosovës, institute ky që monitoron punën e Kuvendit, ka thënë se pozita e ka të qartë që as një ligj i thjeshtë nuk mund të kalohet pa opozitën.
Ai ka thënë se koalicioni qeverisës duhet të ndal sjelljen arrogante ndaj opozitës, përndryshe mund të ndëshkohen lehtë nga opozita më bllokim të Kuvendit.
“Dy fakte tanimë te ditura: koalicioni qeverisës është me i dobëti ne numra ne historinë moderne te politikes kosovare, kurse opozita nder me te fortat ne numra por me te dobëtat me veprime konkrete”.
“Besoj qe tanimë koalicioni qeverisës e di qe pa opozitën nuk mund te kalohet as një ligj i thjeshte, e lëre më të trajtohen temat e mëdha te vendit. Arroganca e koalicionit qeverisës ndaj opozitës është lehte i ndëshkueshëm, me bllokim te Kuvendit, ashtu siç po ndodhe sa e sa here. Mirëpo, faturën e bllokimit te Kuvendit po e paguajnë qytetaret e vendit, jo partitë ne koalicionin qeverisës”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton lajmi.net
Murati ka shtuar se nëse opozita dëshiron të dërgoj mesazh te qarte, sigurohuni qe i keni 61 nënshkrime. Secili veprim tjetër do te prodhoj kunderefekt./Lajmi.net/