22,07,2025

Neymar: Doja të përballesha me të në gjysmëfinale, por…

Must Read

Brazili ka qenë një nga kombëtaret favorite për ta fituar turneun, por është eliminuar në çerekfinale nga Belgjika. Pavarësisht largimit të dhimbshëm dhe të parakohshëm, Neymar ka pranuar se ishte i lumtur për Mbappe për shkak të lidhje së ngushtë që ka me 19-vjeçarin.
“E kam uruar, natyrisht”, ka thënë Neymar. “Kemi folur gjithmonë gjatë Kupës së Botës dhe jemi përpjekur të takohemi në gjysmëfinale, por nuk ka qenë e mundur, fatkeqësisht”, ka shtuar Neymar.
“Unë jam gëzuar për atë. Është një djalosh të cilin e dua shumë, kërkoj t’i përcjell eksperiencën time, ta ndihmoj të bëhet më i mirë”, transmeton telesport.
Mbappe është drejt rrugës së duhur për t’u bërë një nga më të mirët në botën e futbollit, siç u tregua edhe nga triumfi i Francën në Kupën e Botës.
Sulmuesi i PSG ka shënuar katër gola, duke përfshirë edhe një në finalen kundër Kroacisë, dhe ka fituar çmimin si Lojtari i Ri më i Mirë i Botërorit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarret kanë përfshirë fshatrat Rahovicë, Komogllave, Greme dhe Gaçke. Zjarrfikësit ferizajas po bëjnë të pamundurën për shuarjen e zjarreve

Fshatrat Rahovicë, Komogllave, Greme dhe Gaçke kanë filluar të digjet, si pasojë e pakujdesisë njerëzore. Pavarësisht temperaturave të larta...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img