Mesut Ozil përmes një njoftimi në Instagram ka bërë të ditur se ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Gjermanisë.
Mesfushori i Arsenalit që është kritikuar shumë për paraqitjen në Kupën e Botës me Gjermaninë, ka dhënë arsye të forta për largimin.
Ai thotë se tretmani që ka marrë nga Kombëtarja e Gjermanisë bën që ai mos ta vesh më këtë fanellë, duke u ndjerë i ofenduar në baza racore e i pa respektuar.
Tutje Ozil cek se ai ende nuk është pranuar në shoqërinë gjermane shkaku i prejardhjes së tij.
“Kur fitojmë jam gjerman, kur humbasin më cilësojnë emigrant”, shkruhet në një pjesë të letrës së Ozil.
29 vjeçari përmend edhe standardet e dyfishta të përdoruar për të, pasi diçka të njëjtë nuk kanë përjetuar dy gjermanët me prejardhje polake, Lukas Podolski dhe Miroslav Klose./Lajmi.net/
Must Read