28,11,2024

Kosova ka mbi 135 mijë biznese, por vetëm 55 mijë i deklarojnë tatimet

Must Read

Sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) që është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në Kosovë që nga viti 2000 deri më tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese.

MTI në një përgjigje për Telegrafin, thotë se rreth 70 mijë biznese ushtrojnë aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë.

“Nga viti 2000 deri në tani janë të regjistruara mbi 135 mijë biznese. Pjesëmarrjen më të madhe të tyre e përbëjnë ato biznese që merren me aktivitetin e tregtisë me shumicë dhe pakicë me 60,908 biznese”, thuhet në përgjigjen e MTI-së.

Numër të madh të bizneseve të regjistruara ka dhe shërbimi i akomodimit me 17,211 ndërmarrje, ndjekur nga industria përpunuese me 15,126 biznese dhe transporti dhe magazinimi me 15,043 biznese.

“17,211 biznese janë të regjistruara që kanë aktivitet shërbimin e akomodimit, 15,126 biznese janë të industrisë përpunuese, 15,043 janë biznese të transportit dhe magazinimit, 12,684 janë biznese të ndërtimit, 7,526 biznese kanë veprimtari aktivitetin e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, 5,087 biznese kryejnë aktivitetin e informimit dhe komunikimit, 763 biznese janë të industrisë minerare, 722 janë biznese të furnizimit me ujë, 308 biznese kryejnë aktivitetin e furnizimit me rrymë, gazë, avull dhe ajër të kondicionuar, ndërsa 414 biznese kryejnë aktivitete financiare dhe të sigurimit”, thuhet në përgjigjen e MTI-së, për Telegrafin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img