Edon Zhegrova vazhdon të mahnitë në fanellën e Genk në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.
Genku ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj gjigantit grek, Olympiacos.
Në këtë fitore reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me një gol të bukur dhe një asistim.
Zhegrova pranoi një top në krahun e tij të preferuar, duke depërtuar drejt zonës, dhe me të majtën e tij të saktë, mposhtin portierin e Olympiacos, me një gol ‘alla-Messi’.
Kujtojmë se Zhegrova ka arritur të shënoi pothuajse në të gjitha ndeshjet miqësore te Genkut./Lajmi.net/
Must Read