16,01,2025

Pse Franca festoi me një trofe kopje të Kupës së Botës, ku qëndrojnë dallimet e padukshme me të vërtetin

Must Read

Franca u kurorëzua kampione e botës të dielën javës së kaluar, duke mundur 4:2 Kroacinë në finale.
Në finalen e zhvilluar në ‘Luzhniki’ në Moskë, francezët u treguan më superiorë për të rrëmbyer titullin e dytë të botës në historinë e tyre.
Një ditë pas këtij suksesi, ekipi kombëtar i Francës u rikthye në Paris për të festuar me mijëra tifozë që ishin mbledhur rrugëve të këtij qyteti.

Megjithatë, trofeu që u bartë me autobus dhe mbahej nga lojtarët, nuk ishte trofeu i vërtetë i Kupës së Botës, që atë natë të diel ishte ngritur lartë nga kapiteni Hugo Lloris.
Kombëtares së Francës i është dhënë një trofe kopje, ndërsa origjinali është dërguar menjëherë në Muzeun e FIFA-s në Cyrih.
E gjitha kjo është bërë që gjatë festës së Kombëtares së Francës të evitohet vjedhja e tij ose dëmtimi.
Por si duket trofeu i vërtetë?
Trofeu i vërtetë është i gjatë 36.8 centimetra, dhe përfaqëson dy burra që mbajnë me duar planetin tokë. Është projektuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga, i cili vdiq në vitin 2016.
Kupa është bërë prej arit të ngurtë 18 karat dhe peshon mbi 6 kilogramë. Përveç kësaj në aty janë të gdhendura emrat e kampionëve të botës.
Dallimi ndërmjet të vërtetit dhe trofeut kopje?
Derisa nga pamja jashtme duken të ngjashëm, trofeu kopje nuk është ar i vërtetë solid. Brenda është bërë nga bakri dhe zinku, ndërsa është larë me shtresa ari, për të imituar ngjyrën./Lajmi.net/
/Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img