05,05,2024

Conte-Chelsea, historia përfundon në gjykatë!

Must Read

 
Conte pretendon që të përfitojë dëmshpërblim përveç pagës së tij prej 9 milionë Paund që i takon për sezonin e ardhshëm.
Arsyeja që e shtyn Conten t’i drejtohet gjykatës ka të bëjë me kohën e marrë nga klubi për shkarkimin e tij që sipas tij ishte shumë e gjatë dhe që i shkaktuan probleme për vijimin e karrierës së tij.
Në fakt drejtuesit e Chelseat e kishin marrë prej muajsh vendimin për të larguar Conten nga pankina edhe pse kontrata e tij skadonte në vitin 2019. Por shkarkimi i tij u bë 55 ditë pas fitores së Bluve të Londrës në finalen e FA cup, që ishte ndeshja e fundit e sezonit të kaluar.
Madje Abramovich lejoi që Conte të grumbullonte skuadrën, për ta zëvendësuar pas 3 ditësh me Sarrin. Kështu Conte që ishte ende nën kontratë me Chelsean, nuk mund të arrinte akorde me skuadra të tjera, përcjell TCH.
Tani e gjithë kjo çështje është në duart e avokatëve të cilët po studiojnë hapat që duhen ndërmarre dhe e gjithë kjo me Milanin në sfond me kuqezinjtë që janë në pritje të zhvillimeve të reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img