Skuadra nga kryeqyteti edhe pse cilësohej favorite, ka dështuar të mposht Folan, duke u eliminuar nga Liga e Evropës.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 0-0, dhe me këtë rezultat përfunduan edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, gjë që bënë që fituesi të përcaktohej me penallti.
Prishtina startoi mirë në fazën e penalltive, me Visar Bekajn tepër të vëmendshëm, i cili arriti të priste edhe dy penallti tjera, por bashkëlojtarët e tij dështuan t’i shfrytëzonin këto mundësi, për t’u eliminuar.
Kujtojmë se 0-0 kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Luksemburg./Lajmi.net/
Must Read