27,11,2024

Totti: Një natë para finales së Botërorit, luajta me letra me Gattuson deri në 6 të mëngjesit!

Must Read

Pos faktit që është një ndër legjendat më të mëdha të futbollit italian, Francesco Totti është njohur gjithmonë edhe për karakterin e tij karizmatik.
Në një rrëfim të publikuar në faqen e tij në Instagram, ai ka zbuluar një “çmenduri” të mbrëmjes para finales së Kupës së Botës më 2006, përcjellë “Lajmi.net”.
Totti ka deklaruar që një natë para finales, ka luajtur me letra deri në 6 të mëngjesit me Gennaro Gattuson.
Image result for totti gattuso
“Trokiti dikush në derë dhe ishte Gattuso. Më pyeti çfarë po bëj dhe i thash që po provoj të fle por s’po mundem. Më tha “eja të luajmë me letra”. I thash a je i çmendur”, tregon Totti.
“Kemi luajtur me Gennaron deri në 6 të mëngjesit. E kemi pasur derën hapur dhe i dëgjonim tjerët duke luajtur Playstation”.
“Askush nga futbollistët e Italisë nuk fjeti atë mbrëmje, pos njërit”, shtoi legjenda e Romës, duke mos e treguar emrin e italianit që fjeti atë mbrëmje.
Të nesërmen, Italia mposhti Francën dhe u shpall kampione e botës. /Lajmi.net/

Come ho trascorso la notte prima della finale del Mondiale? Questo è uno dei tanti aneddoti che ho raccontato a Paolo Condò e @rizzolilibri con cui sto lavorando al libro sulla mia vita che uscirà in autunno.
A post shared by Francesco Totti (@francescototti) on Jul 19, 2018 at 7:35am PDT

 
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img