Zhvillimet e fundit në vend kanë bërë që në skenën politike të ndodhin disa ndryshime.
Indeksonline mëson se Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit ka nisur bisedimet për bashkëpunim me Alternativën e Mimoza Kusarit.
Madje në disa foto të bëra sot në kryeqytet, shihen Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda i Alternativës me Dardan Molliqajn e PSD-së pas një takimi që zhvilluan pikërisht për këtë çështje.
Kujtojmë se para disa ditësh, Shpend Ahmeti në cilësinë e kryetarit të komunës ka zyrtarizuar koalicionin me Alternativën për të bashkëqeverisur në Prishtinë.
Me marrëveshjen në fjalë, Alternativa ka marr nën udhëheqje Drejtorinë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinë. /Indeksonline/
Must Read