12,07,2025

Fjalimi rrëqethës i Deschamps në pauzën e finales së Botërorit, ku Franca fitoi lavdinë

Must Read

“Jepjani topin Kilianit” – shprehej trajneri i “gjelave”.
“Ngrini kokën, hapni veshët! Ata dalin përpara, do të vijnë të marrin topin, jashtë shumë agresivë. – tha trajneri i Francës. – Ju po e shihni sa energji kanë. Luani sa më thjeshtë të jetë e mundur. Nëse keni topin dhe dikush po ju bën presion, atëherë pasojeni atë. Pasojeni sa më shpejt dhe sa më shpesh te Kilian (Mbappe).”
Më pas, Deshamp pati edhe disa këshilla për Griezmann.
“Antoine duhet të zbresësh pak më poshtë gjatë kundërsulmeve tona. Ti po qëndron shumë i avancuar në sulm. Ne na duhet të kemi një pikë pasimi më shumë edhe ai mund të jesh ti.”

Më pas, Pogba ndërpreu fjalën e trajnerit duke bërtitur: “Të jemi pozitivë”.
Gjithsesi, ishte qendërmbrojtësi Rafael Varane që tha fjalën e fundit. Pasi tërhoqi vëmendjen e shokëve duke goditur tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes, lojtari i Real Madrid tha:
“Çuna gjithçka është në dorën tonë. Duhet të besojmë te fitorja. Ne do të fitojmë, ne na do fitojmë këtë ndeshje. Nuk na intereson sesi, por kanë ngelur 45 minuta ku do të japim gjithçka. Forca…”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img