12,01,2026

Plagosen dy persona në Viti

Must Read

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 19:00 në komunën e Vitisë.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur dy persona. Rastin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të konfirmoj se dy persona janë të plagosur, të njëjtit janë sjellë në Spitalin e Gjilanit, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet rreth rastit”, ka thënë Hashani.
Ndërkohë sipas burimeve të Indeksonline njëri nga viktimat është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Për plagosjen në fjalë nuk është arrestuar ende askush ndërsa të plagosurit janë të dy shtetas të Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img