22,06,2025

Hoxhaj mirëpret rekomandimin pozitiv për vizat: Ky lajm na gëzoi të gjithëve

Must Read

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar qytetarët për marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Ky lajm sipas Hoxhajt, i ka gëzuar të gjithë.
Hoxhaj tha se me këtë rekomandim qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të vendit tonë.
“Lajmi i shumëpritur se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, na ka gëzuar të gjithëve. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët do të mund të udhëtojnë pa regjim vizash në zonën Schengen, duke i kontribuuar evropianizimit dhe modernizimit të Kosovës, në rrugë e sipër për t’u anëtarësuar në BE”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj ka falënderuar komisionerin Avramopoulos dhe liderët e institucioneve të BE-së për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt – Humb jetën 65-vjeçari

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mirosal, lagjja Cakaj të komunës së Ferizajt, ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img