Komisioni Evropian do të konfirmojë sot se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kështu të paktën shkruan agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel
Në mënyrë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, rekomandimi i Komisionit Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti Evropian, shkruan më tutje “Tanjug”.
Kujtojmë se Kosova me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.
Kusht tjetër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen ishte edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, aspekt në të cilin Kosova edhe sipas raportit të progresit ka arritur përparime.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/serbet-te-frikesuar-ja-cka-shkruajne-per-liberalizimin-e-vizave-per-kosovaret-559377/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright