07,01,2026

“Lugina e Preshevës duhet të përfshihet në finalen e dialogut”

Must Read

Kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka bërë me dije se situata e përgjithshme politike në Luginën e Preshevës nuk është e kënaqshme.

Ai ka thënë se diskriminimi sistematik dhe shtetëror ndaj shqiptarëve po vazhdon dhe se autoritetet serbe po i injorojnë kërkesat politike të shqiptarëve.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kamberi ka kërkuar që Lugina e Preshevës të përfshihet në fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se përfshirja e Luginës në këtë proces do t’u ndihmojë shqiptarëve dhe do të shërbejë për t’i balancuar kërkesat e shfrenuara të spektrit politik serb në Kosovë.
Sipas Kamberit, nuk do të ketë stabilitet derisa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaku i vërshimeve, shtyhet procesi mësimor për 12 janar për të gjitha shkollat

Fillimi i procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë është shtyrë deri më 12 janar në të gjitha komunat e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img