03,07,2025

Nuk mbahet seanca në gjykimin e komandantit dhe zv.komandantit të Policisë

Must Read

Në Gjykatën e Mitrovicës sot ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e zyrtarëve policorë Bratisllav Kragoviq dhe Darko Gusniq.

Kragoviq e Gusniq akuzohen për kryerjen e veprës penale  – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës akuzon Bratislav Kragoviqin se në cilësinë e komandantit dhe Darko Gusniqin si zëvendëskomandant në stacionin policor në veri të Mitrovicës, nuk i kanë verifikuar shpenzimet e derivateve të naftës për automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës, me ç‘rast i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 9.146.01 euro.
I pranishëm në seancë ka qenë i akuzuari Bratisllav Kragoviq por nuk ka prezantuar i akuzuari Darko Gusniq.
Gjithashtu në seancë ka munguar edhe prokurori i rastit Ismet Ujkani.
Lidhur me mungesën e prokurorit Ujkani gjyqtari i rastit Radosllav Markoviq nuk ka dhënë ndonjë sqarim, ndërsa për të akuzuarin Gusniq ka thënë se nuk ka prova se ai e ka pranuar ftesën për këtë seancë.
Më këtë sipas gjyqtari nuk ishin plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës.
Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Bratisllav Kragoviq dhe Darko Gusniq, po akuzohen se në periudhën kohore nga data 1 janar 2011 deri në muajin prill të vitit 2012, si persona zyrtarë në stacionin policor në veri të Mitrovicës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare.
Bazuar në aktakuzë, i akuzuari Bratislav Kragoviq si komandant dhe Darko Gusniq si zëvendëskomandant, nuk i kanë verifikuar shpenzimet e derivateve për automjete zyrtare të Policisë, të mbushura me derivate nga zyrtari i stafit civil, Dragan Kompiroviq.
Në vazhdim të aktakuzës, thuhet se të akuzuarit Bratisllav Kragoviq dhe Darko Gusniq, kanë nënshkruar memorandumet për shpenzimet e derivateve për automjetet zyrtare të Policisë, me ç‘rast i është shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumën prej 9.146.01 euro.
Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422  paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kurse seanca e radhës u caktua më 29 gusht 2018.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img