27,12,2024

Gjykata shpall fajtorë shtatë nga tetë të akuzuarit për terrorizëm

Must Read

​Trupi Gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë kryesuar nga Syzana Çerkini ka shpallur aktgjykimin me të cilin ka dënuar shtatë nga tetë të akuzuarit për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm, konkretisht organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Sipas aktgjykimit, Kujtim Bytyqi ka marrë dënim me kusht me 8 muaj dënim me burgim, Besim Shabani është dënuar me 3 vjet burgim, Adil Bushi me 2 vjet e 4 muaj burgim, Egzon Latifi me 3 vjet burgim, Jetmir Bushi me 2 vjet e 4 muaj, Artan Kadriu me 4 vjet burgim dhe Bekim Halili me dënim unik me 3 vjet burgim.
Jeton Hajdini në mungesë të provave është liruar nga aktakuza, njofton Klan Kosova.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzën më 7 maj 2015 ndaj Kujtim Bytyqit, Hadi Nurës, Besim Shabanit, Betim Ibrahimajt, Adil Bushit, Egzon Latifit, Jetmir Bushit, Artan Kadriut, Bekim Halilit, Zijadin Berishës dhe Jeton Hajdinit.
Hadi Nura, Besim Shabani, Betim Ibrahimaj, Adil Bushi, Egzon Latifi, Jetmir Bushi, Artan Kadriu, Bekim Halili, Zijadin Berisha dhe Jeton Hajdini akuzoheshin për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.
Kujtim Bytyqi akuzohej për “armëmbajtje pa leje”.
Ndaj të akuzuarve Hadi Nura e Betim Ibrahimaj gjatë seancave të kaluara ishte veçuar procedura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img