26,12,2024

Policia e Kosovës sqaron situatën e kolonave në pikat kufitare

Must Read

Korriku dhe muaji gusht janë gjithnjë të ngarkuara sa i përket kolonave në pikat kufitare. Ditëve të fundit pritjet në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë kanë qenë disa orëshe, pavarësisht se ishin premtuar lehtësira për të gjithë mërgimtarët këtë vit. Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës. Sipas tyre problemi qëndron pikërisht tek mungesa e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve me agjencitë e kontrollit kufitare të shteteve fqinje.
“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve me agjencinë e kontrollit kufitar të shteteve fqinje, që në disa raste kjo po mungon, siç është rasti në kufirin me Serbinë”, është thënë nga Zyra për Informim e PK-së.
Sipas tyre Policia e Kosovës ka planin e veçantë për menaxhimin e fluksit gjatë sezonit në kufijtë e saj dhe se ka shtim të resurseve në pikat e kalimit të kufirit si dhe të pajisjeve.
“Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit, ka resurse të mjaftueshme, që mundëson një kontroll efikas, të shpejtë dhe të sigurt. Menaxhimi i kontrollit kufitar është një proces i cili kërkon një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve të gjitha agjencive të përfshira në kontrollin kufitar”, është thënë tutje nga Zyra për Informim.
Sipas Policisë së Kosovës, kolonat krijohen në territorin e shteteve fqinje, dhe pritjet janë në territorin e shteteve fqinje. Ndryshe duhet përkujtuar se kolonat bëhen edhe më të mundimshme përgjatë ditëve të nxehta, si ato që ishin në fundjavë e ku kolonat shkonin deri në tri orë./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img