28,12,2024

Burdisso: Si më përjashtoi Messi nga Kombëtarja e Argjentinës

Must Read

Në Argjentinë janë gjithnjë e më të bindur që gjatë gjithë këtyre viteve, listën e përfaqësueses dhe formacionin në fushë nuk e kanë bërë trajnerët, por Lionel Messi.
E përditshmja sportive “Clarin”, pasi publikoi problemet që kishte pasur “Pleshti” me Lo Celson dhe Fazion, gjatë pjesëmarrjes në “Rusi 2018”, ka zbuluar një tjetër prapaskenë për të përforcuar këto pretendime.
Këtë herë ka qenë ish mbrojtësi i Interit dhe Romës, Nicolas Burdisso, që ka treguar se si humbi vendin në përfaqësuese, që nga momenti kur u grind me Lionel Messin.
“Ka qenë një ndeshje Argjentinë-Kolumbi, e cila përfundoi 0-0. Ai u nervozua shumë për një top që nuk ia pasova. Shkuam të sqarohemi dhe në një moment po afrohej, aq sa mendova se do të përdorte duart, por shokët nuk lanë që sherri të agravonte. Më pas sqaruam gjithçka, por që nga ai moment unë nuk u grumbullova më në kombëtare, ndonëse luaja në Serinë A, me Romën”, tregoi Burdisso, transmeton “SS”.
Eliminimi i Argjentinës që në fazën e 1/8-ave dhe paraqitja që la për të dëshiruar në Kupën e Botës, ka ndarë opinionin sportiv në vend, pasi të shumtë janë ata që mendojnë tashmë se Lionel Messi duhet lënë jashtë përfaqësueses.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img