01,02,2026

Maradona pritet si “mbret” në Bjellorusi, merr detyrën e re te Dinamo Brest

Must Read

El Pibe D’oro ka mbërritur sot në Bjellorusi, ku ashtu siç ishte njoftuar më herët, do të marrë drejtimin e skuadrës vendase, Dinamo Brest. Legjenda argjentinase do të jetë presidenti i ri i klubit dhe pritet të angazhohet maksimalisht për të përmirësuar strategjitë e zhvillimit.
Maradona mbërriti në Bjellorusi mesditën e sotme me avion privat, ndërsa u prit nga mijëra fansa dhe dhuroi sërish spektakël me përshëndetjet e tij të veçanta.
Dinamo Brest militon në ligën kryesore bjelloruse dhe po investon fuqishëm për të synuar titullin kampion, por edhe ecuri në kompeticionet europiane, shkruan TCH.
Nga ana tjetër, Maradona mbyll kështu një aventurë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte trajner i Al Fujairah dhe rikthehet sërish në Europë, ku shkëlqeu si futbollist me Napolin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img