27,12,2024

Parma dhe Chievo rrezikojnë përjashtimin nga Serie A

Must Read

Chievo dhe Parma janë në një rrezik të fortë për të garuar në Serinë A, në këtë sezon, pasi Federata ka hapur një hetim për dy klubet.
Prokuroria e FIGC do të dërgojë më tej hetimet, për në Gjykatën Federale Kombëtare, për të kërkuar penalizimin e dy skuadrave.
Veronezët hetohen për plusvalenca fiktive në bilancet e tyre vjetore, ndërsa emilianët po hetohen për disa sms të shkëmbyera mes lojtarëve të tyre dhe atyre të Spezias, ku kërkohet favorizim në një moment kyç të kampionatit, shkruan TCH.
Tani dy shoqëritë presin me ankth për fatin e tyre, ndërsa sipas mediave italiane, tashmë çdo gjë është në dorë të Gjykatës Federale Kombëtare dhe ndëshkimi më i madh, do të jetë lënia jashtë Serisë A për sezonin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img