Avokati Azem Vllasi sot para gjykatës rrëfeu momentin e plagosjes së tij nga i dyshuari Murat Jashari i cili është pjesë e aktakuzës në rastin e njohur si ‘Syri i Popullit.
Jashari, njëri nga të pandehurit e këtij rasti akuzohet në lidhje me sulmin që ndodhi ndaj avokatit Azem Vllasi, i cili ishte plagosur në mars të vitit të kaluar në afërsi të banesës së tij në Prishtinë.
Vllasi i pyetur nga prokurori se a ka pasur kërcënime para se të ndodhte plagosja, ai u përgjigj se ‘kam pasur rast t’i shoh disa shkarravitje me qindra pyetje e do shkarravitje të Sadri Ramabajës por unë kërcënime direkte nuk kam pasë”.
Vllasi më pas rrëfeu ngjarjen se si kishte ardhur deri te plagosja.
“Më ka thirrë Ramiz Mavriqi që e kam njoftë moti dhe me ka thanë që një palë pe lyp dhe më ka pyet se a mundem me ja dhanë numrin dhe unë i kam thanë që të ” lajmërohet” sepse askujt si kam thanë me ardhë pa e dit se ç;fare rasti ka.”, rrëfeu Vllasi.
“Ka ardhur dhe e kam pyet se çfarë problemi ke dhe më tha që çështje avokatie dhe pastaj unë e pyeta se çfarë dhe pastaj më tha se ka një çështje pronësore dhe pastaj unë i thash se nuk merrem me këto lëndë dhe pastaj më tha që më ka çu Ramiz Mavriqi dhe unë për atë deshta me ja dhanë numrin e një kolege dhe ky tërë kohën ka dashtë me hy brenda dhe unë teksa kam hy me marrë një letër me ja dhanë numrin dhe kur kam dalë ky ish kurdis ke revole me shurdhues dhe pastaj kam bertit instinktivisht”, vazhdoi ai, raporton Kallxo.
Derisa Vllasi po e tregonte ngjarjen në gjykatë, i akuzuari Murat Jashari ka akuzuar Vllasin ‘që po gënjen’.
Sipas Vllasit, pasi kishte ndodhur plagosja atij i kishin ardhur disa thirrje me prefiksin e Rusisë.
“Pasi ka ndodhur ngjarja i kam gjetur në telefon dy thirrje me kod rus nga një qe del si Tatiana dhe një telefonate tjetër nga dikush tjetër. Gjendja ime shëndetësore, shyqyr që kam shpëtuar me pasoja të lehta por si t’ju them, mua më ka ndryshuar jeta dhe unë e di që askujt si kam shkaktuar diçka dëm dhe unë kam familje të madhe dhe kam pyet nëse i kemi shkaktuar dikujt diçka dhe asnjë problem se kemi pasur”, tha Vllasi.
Ai shprehu shqetësim mbi punën e tij të mëtutjeshme pas plagosjes.
“Unë e kam humbur sigurinë e po duhet me i zgjedh edhe landët. Kam.pasoja emocionale, psiqike, fizike”, tha Vllasi.
Në pyetjet e avokatit të tij, Vllasi tregoi edhe për aktivitetin e tij politik pas viteve të 90-ta.
“Si kam dalë prej burgu ju kam përkushtuar provimit të judikaturës dhe e kam dhanë provimin në Zagreb dhe prej vitit 93 jam angazhuar si avokat por jam angazhuar në çështje të ndryshme sepse ambasadorët e huaj dëshironin të kishin kontakte me mua e media. Ibrahim Rugova më ka thanë me bo propozimin për njohjen e shtetësisë së Kosovës në atë kohë. Pastaj kontakte e tribuna të ndryshme e para luftës në 98 kur u pa që rezistenca e armatosur ishte e pashmangshme, e kanë themeluar zyrën politike dhe pastaj Adem Demaçi më ka thirrë me u bo njëri prej këshilltarëve më atë zyre dhe ai ka fol publikisht për këtë.”, tha Vllasi.
Përveç Murat Jasharit dhe Bajrush Konjushës të akuzuarit tjerë të këtij procesi gjyqësor janë Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Rexhep Topllana, Bajrush Konjusha, Sabit Berisha, Halim Halimi, Bexhet Luzha dhe Lirije Luzha.
“Jo vetëm ndaj atij por ndaj askujt sepse skam pasë asnjë pushtet me marrë vendime.
“(A i ke dhanë ndonjëherë informata organeve të ndjekjes për Avni Llumnicës?)Jo bre burrë asnjëherë. (Atëherë a ka pasë ndonjë motiv për hakmarrje Avni Llumnica ndaj jush?) Jo.”, ishte dëshmia e Vllasit.
Ndërsa vetë i akuzuari Llumnica e pyeti Vllasin se a është në dijeni që kishte qenë pjesë e protestave në Slloveni kundër arrestimit të Vllasit.
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre më 28 shkurt.
Mbi 10 të akuzuarit rëndojnë vepra penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.
Sipas prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.
Must Read