30,11,2024

Pushues, mos hyni në Shqipëri për pushime pa marrë këtë fletëpalosje që jepet në kufi

Must Read

Policia e Shtetit në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, plazhe e biznese po vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet.

Policia Kufitare në Morinë po shpërndan çdo ditë mijëra fletëpalosje posaçërisht vetëm për pushuesit nga Kosova, ku në brendësi të tyre , pushuesit kosovarë kanë gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe numrat e kontaktit me Policinë Shqiptare në rast nevoje.

Ndërkohë, Policia Kufitare në Morinë dhe ajo Kosovare, po bashkëpunojnë dhe kordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit.

Gjatë një interviste, Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi së bashku me Nasuf Sinanaj, Specialist i Qendrës së Përbashkët te Bashkëpunimit Policor të Kosovës (QPBP), ka theksuar se falë këtij bashkëpunimi është përballuar me sukses fluksi i jashtëzakonshëm i pushuesve kosovarë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Ermal Haxhi: “Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kosovare, janë marrë masa të theksuara në drejtim të hyrje-daljeve, kryesisht është shtuar numri i personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu kemi punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata.

Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t’i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë”

Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve (për pushuesit nga Kosova, për pushuesit e huaj, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për pushuesit në bregdet dhe për bizneset në bregdet).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img