13,10,2025

ZYRTARE: Argjentina merr vendimin për trajnerin Jorge Sampaoli

Must Read

Jorge Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës, pas dështimit të madh në Kupën e Botës, ku u eliminuan menjëherë pas kalimit të fazës së grupeve.
Federata e Futbollit të Argjentinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Sampaolin për ndarjen e rrugëve.
“Sot, Federata e Futbollit e Argjentinës dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar, Jorge Sampaoli, kanë rënë në ujdi për ta ndërprerë kontratën”, njofton Federata argjentinase në një postim në Twitter.
Sampaoli ka qenë në krye të Argjentinës që nga viti 2017, duke i drejtuar në 15 ndeshje, ku vetëm shtatë nga ato ka arritur t’i fitojë./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img