02,02,2026

Mërgimtarët sërish duhet të presin në pikat kufitare (Foto)

Must Read

Të shumta janë familjet shqiptare që jetojnë në vendet e huaja që zgjedhin muajt e verës të vizitojnë Kosovën dhe të afërmit e tyre.
Mërgimtarët marrin rrugë të gjata për të qëndruar disa ditë në Kosovë. Por në shumë raste e mundimshme bëhet vetë rruga teksa duhet qëndruar për orë të tëra në kolona të gjata kufitare.
Në këto momente sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme vonesat në pikat kufitare janë deri në një orë, raporton Indeksonline.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 50 minuta kurse në pikën kufitare në Merdare kolonat janë deri në 60 minuta.
Duhet shtuar se në ditët e vikendit pikat kufitare janë edhe më të frekuentuara nga mërgimtarët të cilët vijnë drejtë Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img