02,02,2026

Vetura me targa të Kosovës përfshihet nga flaka (Video)

Must Read

Një veturë e llojit Golf 5 është përfshirë nga flaka mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimashit.
Vetura në fjalë thuhet të ketë qenë me targa 02, pra që i bie nga regjioni i Mitrovicës.
Një lexues i Indeksonline ka treguar se është ndalur t’i ofrojë ndihmë vozitësit në fjalë por që ai ka kërkuar të thërrasë policinë, të cilët kanë deklaruar se janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes.
Sipas të njëjtit lexues të gjithë personat që gjendeshin në veturë për fat të mirë kanë qenë pa lëndime.
Pasagjerët e tjerë të cilët ishin në veturë, dy femra dhe një mashkull janë transferuar më pas nga një autobus përderisa vozitësi i veturës ka mbetur duke pritur ndihmë./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img