Zëvendës ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani është shprehur optimist se Kosova e ka vendin e sigurtë në NATO.
Këto komente Ramadani i ka bërë në llogarinë e tij personale në Facebook, pasi mbrëmë Maqedonia ka festuar ftesën për anëtarësim në NATO, sipas tij, Mali i Zi para një viti (2017) ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009, transmeton Indeksonline.
Më tutje, numri dy i FSK-së ka shtuar se viti 2018 do të jetë ai kryesorë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin”, ka shkruar Ramadani.
Postimi i plotë:
Kosova e ka vendin në NATO
Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009.
Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dedaka.
Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme.
Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.
Një gjë është e qartë:
Viti 2018 është viti i ushtrisë./Indeksonline/
Must Read