27,11,2024

“3 E-të”  E SIGURISË NË TRAFIK

Must Read

“3 E-të”  E SIGURISË NË TRAFIK

Sapo hapë televizorin lajmi i parë që dëgjon fatkeqësisht është në këtë rrugë apo në atë rrugë ndodhi një aksident i trafikut me fatalitet, një familje u shua e të tilla lajme.

Problemi i sigurisë në trafik është sfidë dhe brengë për çdo shtet. Në bazë të të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), aksidentet e trafikut kanë zënë vendin e nëntë sa i përket shkaktarëve të vdekjeve (humbjes së jetëve të njerëzve), krahas sëmundjeve të ndryshme, e sipas këtij trendi në vitin 2020 parashihet që aksidentet e trafikut të zënë vendin e tretë. Kjo rritje kaq e madhe e aksidenteve sigurisht që është në shtetet në zhvillim e që pashmangshëm nuk mund ti ikë as vendi jonë. Numri i aksidenteve rrugore nuk mund të ndalet plotësisht, por se mund të parandalohet, përkatësisht zvogëlohet numri i tyre. Shtetet me qëllim të parandalimit apo reduktimit të aksidenteve të trafikut krijojnë modele dhe strategji kombëtare me qëllim të ruajtjes së jetëve të qytetarëve dhe pronës së tyre. Mirëpo për tu arritur kjo kërkohet që siguria në trafik të jetë prioritet. Një model i mirë është shteti suedez i cili me një vendim të parlamentit të tyre në vitin 1997 shpalli “Vizionin zero aksidente në trafik”. Me zbatimin e këtij modeli u arrit që të reduktohet numri i të vdekurve në trafik nga 7 të vdekur në 100 000 banorë në vitin 1997 në 3 të vdekur në 100 000 banorë në vitin 2015, përderisa në vendin tonë për vitin 2015 kanë humbur jetën 129 persona, që është shumë i madh bazuar në numrin e banorëve dhe shkallën e motorizimit.

Modeli tjetër që është i njohur në botë që përdoret për reduktimin e shkallës së aksidenteve të trafikut është i ashtuquajtur “3E”. Education (Edukimi), Enforcement (detyrimi), Engineering (masat inxhinieriko-teknike)

Faktori i parë edukimi luan një rol të rëndësishëm në edukimin dhe formimin e pjesëmarrësve në trafik. Këtu mund ti përmendim së paku tre nivele të edukimit:

  1. Niveli i parë përfshin shkollimin formal e që do të duhej të filloj nga edukimi parashkollor e deri në të gjitha fazat e shollimit fillor dhe atij të mesëm, përmes futjes së lëndës “Edukimi në trafik”, apo “Kultura në trafik”.
  2. Niveli i dytë i edukimit do të merrej më tepër me ngasësit e mjeteve motorike, duke filluar nga regjistrimi i kandidatit në autoshkollë e deri në përfundimin, pra pajisjes me patentën e shoferit, për të vazhduar me shkollën e ngasjes së sigurt për ata ngasës të cilëve u është revokuar patenta e shoferit me vendim të plotëfuqishën nga organi kompetent.
  3. Niveli i tretë i edukimit më tepër do të merrej me organizimin e kampanjave të ndryshme mediale, në mediet e shkruara dhe ato elektronike. Po ashtu pjesëmarrësit në trafik do të informoheshin me ndryshimet në liget që kanë të bëjnë me rregullt e trafikut, ku do të përfshiheshin ngasësit që janë pajisur me patentën e shoferit para se të ndodhin plotësim-ndryshimet në ligj.

Faktori i dytë detyrimi, apo zbatimi i rregullave ligjore ka të bëjë me kufizimet apo kontrollet në trafik. Këtu ndihmë të madhe do të jepte policia dhe sistemi i drejtësisë përmes gjobitjes dhe sanksionimit të kryerësve të kundërvajtjes apo veprës penale në trafik. Ligji i rregullave të trafikut i ka të precizuara mjaft mirë gjobat dhe sanksionimet, por lypset vetëm një seriozitet dhe rigorozitet në zbatimin e ligjit. Pra të vihet në zbatim sistemi i “pikëve negative”. Zbatimi i ligjit do të duhej të vlente si për ngasësit që nuk kanë në gjendje të rregullt teknike automjetin, kompanitë që merren me kontrollimin teknik të automjeteve, kompanitë që merren me projektimin, sinjalistikën dhe ndërtimin e rrugëve, institucionet që merren me aftësimin e kandidatëve për shofer dhe atyre që merren me dhënjen e patentës së shoferit (duke u përzgjedhur për kryerjen e kësaj pune më meritorët)

Engineering apo masat inxhinierike kanë të bëjnë me projektimin e rrugëve dhe nyjeve qarkulluese, sinjalistikën, përcaktimin e vendeve të rrezikshme apo “pikave të zeza në trafik”. Kjo mund të arrihej nëse do të bëhej vëzhgimi i vazhdueshëm dhe kontrolli i rrugëve dhe segmenteve rrugore të caktuara ku potencialisht mund të jenë të rrezikshme apo të shkaktohen aksidente.

E gjithë kjo që u tha mund të arrihet fare lehtë, po që se ekziston vullnet, dëshirë dhe dije. Të paktën këtë ua kemi borgj gjeneratave të reja, në mënyrë që jeta e tyre mos të përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme.

 

 

Shkruan:

MSc.Xhemil HALILI, inxhinier i komunikacionit rrugor

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img