28,11,2024

Ish deputeti i Kuvendit ka një porosi për pozitën dhe opozitën

Must Read

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka një porosi për pozitën dhe opozitën për gabimet që i kanë bërë për shtetin e Republikës së Kosovës.
Kelmendi përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se pozita e udhëhequr na PAN dhe AKR me ndihmën e partisë opozitare (LDK), ia kanë shitur tokën e Kosovës, Malit të Zi, pa fituar madje asgjë,  transmeton Indeksonline.
Sipas tij, kjo që e kanë bërë kishte një çmiim, atë liberalizimin e vizave, mirëpo nuk ndodhi në realitet.
Ish deputeti thotë se as opozita VV e LDK tash nuk po guxojnë të tregojnë gatishmëri të dëmshme të qeverisë “Haradinaj”.
Postimi i plotë:
Porosi për pozitën dhe opozitën
Pozita e udhëhequr nga PAN dhe AKR me ndihmën partisë opozitare LDK e shitën tokën e Kosovës.
Ia dhuruan Malit të Zi 8 mijë hektarë
Krejt kjo e kishte një çmim, liberalizimi i vizave.
Çka fituan?
Edhe e humbën tokën e Kosovës edhe nuk realizuan liberalizimin e vizave.
Në anën tjetër opozita e udhëhequr nga LDK dhe VV, nuk guxojnë të tregojnë vendosmëri përballë vendimeve të dëmshme të qeverisë Haradinaj.
Krejt kjo ngase po i frikësohen ” Ramushit”.
LDK po dëshmon edhe njëherë politikën e saj të bazuar në frikë dhe mungesë guximi, jo të sinqertë dhe flirtuese.
LDK ishte ajo që për këto 19 vite pas luftës mbajti të gjallë PDK-në në pushtet.
Edhe Kadri Veselin si kryeparlamentar edhe Hashim Thaçin si president e kemi dhuratë prej LDK-së.
VV-ja ishte e fortë me ve dhe domate kundër ish-kryeministrit Mustafa, ndërsa përballë kryeministrit Haradinaj, nuk po guxon as “cëk” me bë.
Në vend të vezëve dhe domateve, ” Ramushit” po i dërgojnë propozime dhe ide me shkrim.
VV-ja sakrifikoj shumë të rinjë dhe të reja nën slloganin ” jo negociata ne Serbinë”,tani VV po garon dhe po jep propozime si duhet të jet dialogu me Serbinë duke potencuar që edhe vetë të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë, por pa Thaçin.
Edhe pozita edhe opozita e kanë një synim: sa ma shumë me ” mjelë” shtetin, ngase nuk i dihet si do të bëhet nesër./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img