14,09,2025

Ronaldinho i bashkohet Erës në provat e fundit para performancës në Rusi

Must Read

Pasi kishte arritur në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, me të cilët edhe këndon këngën zyrtare të Kampionatit, ata mbajtën konferencë për medie, shkruan lajmi.net.
Në këtë konferencë edhe njëherë Era bëri gjithë shqiptarët krenarë kur përmendi golat e dy shqiptarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit si momentin më të paharuar nga ky Botëror.
Sot, këngëtarja ka mbajtur provat e fundit para performancës së nesërme në ceremoninë përmbyllëse të Kupës së Botës.
Asaj i është bashkëngjitur edhe futbollisti i njohur Ronaldinho, të cilin Era e falënderoi publikisht që e shoqëroi në prova. /Lajmi.net/

A happy rehearsals dayThank you @ronaldinho for joining us
A post shared by Era (@eraistrefi) on Jul 14, 2018 at 1:03pm PDT

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img